Përbërësit për 4 persona: 400 gr kungulleshka, 150 gr radicchio e kuqe, 4 lugë vaj ulliri, 1 tufë nenexhik, 1 thelb hudhër, kripë dhe piper
Përgatitja: Ngrohni pak vaj ulliri në një tigan dhe lëreni të marinohet për 30 minuta me thelbin e hudhrës pa e zhveshur atë nga lëvozhga dhe disa gjethe nenexhik. Lani dhe pastroni radicchio-n dhe kungulleshkat. Pritini kungulleshkat në formë shkopinjsh, duke eleminuar pjesën e brendshme. Shtoni në një pjatë një rradhë me gjethet e radicchio-s dhe hidhini mbi to kungulleshkat e prera. Hidhuni sipër vajin e aromatizuar, kripën dhe piperin. Dekoroni sallatën me gjethe nenexhiku. /Limit.al