Krijuesi i Super Marios falënderues edhe ndaj kritikave të këqija për filmin

Krijuesi i franshizës Super Mario Bros, Shigeru Miyamoto, duket se nuk është i lumtur veç kur gjërat shkojnë mirë dhe ato çka merr janë vlerësime.
Ai u shpreh se ishte mirënjohës për vlerësimet e këqija që ka marrë filmi i tij.

Ai ka thënë që pikërisht edhe kritikat kanë ndihmuar shumë që filmi të tubojë para.

“Kam pasur një nivel të pritshmërive që ky film do t’ia dilte mirë, mirëpo isha shumë i befasuar që i tejkaloi të gjitha atoi që i kisha imagjinuar kur doli”, ka thënë Miyamoto për Japanese Press.

“Përderisa shumë kritikë të huaj i kanë dhënë filmit vlerësime të ulëta, mendoj që po ashtu ka kontribuuar në famëkeqësinë dhe rritjen e vëmendjes për filmin”./Limit.al