Instagrami i Luizit vazhdon të hapë diskutime dhe debate mes njerëzve të afërt të tij.
Ditën e djeshme Kiara hapi njē llogari në emër të këngëtarit, duke thënë që ky është i vetmi ‘Instagram’ zyrtar.Teksa instagrami në një kohë të shkurtër ka grumbulluar një numër të madh fansash dhe dashamirës të Luizit, një reagim i papritur ka ardhur nga ana e kunatit të Luizit, Sokolit.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare, Sokoli iu është drejtuar të gjithë fansave të mos gënjehen nga adresa të hapaura nga ana e personave të tjerë, teksa i këshillon ata që të presin derisa Luizi të dal ngë BBV dhe të merret vetë me llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale. Nga ana tjetër Top Albania e quan të çuditshëm reagimin e kunatit të kêngëtarit.
Postim i plotë:
Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame!
Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal.
Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!/Limit.al