Presidenti serb shtrohet me urgjencë në spital

SERBI– Zërat se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital janë përforcuar edhe më shumë mëngjesin e sotëm.

Siç raportojnë mediat serbe duke iu referuar postime të bëra gjatë natës së mbrëmshme nga simpatizantë të opozitës lideri serb ka përfunduar urgjentisht në VMA dhe shtojnë se kjo ka ndodhur “hera e dytë brenda njëzet ditësh”.

Ndërkohë ajo që i përforcon këto dyshime është një postim që djali i Vuçiç, Danilo Vuçiç ka bërë në rrjetet sociale.

Danilo Vuçiç: Babi, do të doja të ishe gjallë dhe mirë. Varret tona do të vazhdojnë të luftojnë me ta.

Ndërkohë prej natës së mbrëmshme nuk ka ende një reagim zyrtar nga presidenca serbe. Zërat për një shëndet të përkeqëszar të Aleksandër Vuçiç janë shtuar në javët e fundit pas vizitave të shpeshta që ai ka pasur në spital./Limit.l