SERBI– Ministrja serbe e Bujqësisë Jelena Tanaskoviç, ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pasi në seancën e Kuvendit të zhvilluar këtë të premte është shfaqur e veshur me bluze gjysmë transparente duke marrë vëmendjen e të gjithëve, madje dhe të kolegëve deputetë e ministra.
Pas publikimit të fotos komentuesit në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë. Shumë prej tyre shkruajnë se Tanaskoviç ka shkelur kodin e veshjes. Ndërsa mediat shkruajnë se rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit parashikon që personat në listën e pagave të saj të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt.
Veshjet dhe këpucët e papërshtatshme janë ato që zbulojnë këmbët, dekoltenë, shpinën dhe shpatullat në mënyrë të papërshtatshme. Po ashtu ndalohen veshjet që përmbajnë shenja të shkruara ose pikturale (fjalë, shprehje dhe paraqitje grafike) që mund të vënë në dyshim paanshmërinë ose neutralitetin politik të punonjësit. Këpucët me taka shumë të larta dhe të papërshtatshme, si dhe këpucët që ekspozojnë pjesën më të madhe të këmbës, konsiderohen si këpucë të papërshtatshme.