Kosova në NATO? Vuçiç i mban ‘shpresat’ tek Spanja dhe Hungaria: Vëllezërit tanë s’e kanë njohur akoma

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të premte se Kosova nuk do ta ketë të lehtë anëtarësimin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Sipas tij kjo për shkak të kundërshtimit të fortë të Spanjës dhe tashmë edhe Hungarisë. Ndërsa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

Aleksandër VuçiçAta mund të pranohen në NATO, por nuk do ta kenë lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria.

Ndërsa anëtarësimin e Kosovës në Këshillin ERuropës Vuçiç e cilësoi si një turp më vete.

Aleksandër VuçiçAsgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.