E RËNDË/ Nipi vret xhaxhanë në Malishevë! Konfliktet për pronën ‘molla e sherrit’

MALISHEVË– Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte fshatin Kijevë të Malishevës ku nipi ka vrarë xhaxhai pas një konflikti për pronën. Raportohet se viktima ka gjetur vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë autori i ngjarjes, nipi i viktimës është arrestuar dhe po merret në pyetje nga hetuesit e grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Mësohet se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme deri sot ku nipi dhe kreu aktin e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.