“Do ta quaj ‘Çapaçulat'”, Luizi tregon ëndrrën që do të realizojë nëse fiton Big Brother

Luizi rrëfeu gjatë një bisede me Kristin një nga ëndrrat e jetës së tij, e cila ishte vërtet e papritur. Këngëtari tha se dëshira e tij e hershme, lidhej me fëmijët.

“E kam ëndërr, Krist! Të hap një kopësht [për fëmijët]. E kam pasur gjithmonë. Gjithmonë e kam pasur qejf që të hap një kopsht, të marr 4-5 edukatore, një infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vetë staf dhe me kamera gjithandej, sepse janë fëmijë dhe ke përgjegjësi të jashtëzakonshme,” tha Luizi, Kristi e këshilloi që t’i konsideronte paratë e çmimit të madh – nëse fiton– për ta bërë realitet këtë dëshirë të tij.
“E kam pasur ëndërr sepse më duket sikur kontribuoj në rritjen e tyre, pavarësisht se unë nuk bëj asgjë sepse nuk do të jem edukator,” shtoi Luizi.

Duket se ai e ka përmendur edhe më parë këtë dëshirë, e madje është shprehur se ka menduar edhe emrin e kopshtit: “Çapaçulat”./ Limit.al