Ballina Kryesore “Unë kam një ëndërr”- 15 thëniet më motivuese nga Martin Luther King

“Unë kam një ëndërr”- 15 thëniet më motivuese nga Martin Luther King

Këto janë pak nga perlat e King, për të na kujtuar fuqinë e një vizioni.

1. “Besimi është duke bërë hapin e parë edhe kur nuk mund të shihni të gjitha shkallët.”

2. “Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.”

3. “Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet.”

4. “Nëse nuk mund të vraponi, atëherë ecni, nëse nuk mund të ecni zvarrituni, por çfarëdo që të bëni, duhet të ecni përpara.”

5. “Ërrësira nuk mund ta largojë errësirën: Vetëm drita mund ta bëj atë. Urrejtja nuk mund të largojë urrejtjen: Vetëm dashuria mund ta bëj atë.”

6. “Mos lejo asnjë njeri të të ulë aq poshtë sa ta urresh.”

7. “Asgjë në botë nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe idiotësia e vetëdijshme.”

8. “Inteligjencë plus karakter, kjo është arritja e vërtetë e edukimit.”

9. “Kam vendosur të zgjedh dashurinë… Urrejtja është një barrë shumë e madhe.”

10. “Gjithsecili mund të jetë madhështor… sepse të gjithë mund të shërbejmë. Nuk duhet të kesh një diplomë fakulteti për të qenë i dobishëm. Ju nuk keni nevojë të bëni subjektin tuaj dhe foljen të bien dakord për të shërbyer. Të duhet vetëm një zemër plot me mirësi. Një shpirt që gjeneron vetëm dashuri.”

11. “Ata që nuk janë në kërkim të lumturisë kanë më shumë gjasa ta gjejnë atë, sepse ata që po kërkojnë harrojnë se mënyra më e sigurt për të qenë të lumtur është të kërkojmë lumturi për të tjerët.”

12. “Ne duhet të pranojmë pakënaqësitë e fundme, por kurrë të mos humbasim shpresën e pafund.”

13. “Njerëzit dështojnë të bashkohen, sepse kanë frikë nga njëri-tjetri, kanë frikë nga njëri-tjetri sepse nuk e njohin njëri-tjetrin, nuk e njohin njëri-tjetrin, sepse nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin”.

14. “Ne duhet të zhvillojmë dhe të ruajmë aftësinë për të falur. Kush ka fuqinë për të falur ka fuqinë për të dashur. Ka një të mirë në më të keqen tonë dhe një të keqe në të mirën tonë. Kur e zbulojmë këtë, ne jemi më pak të prirur të urrejmë armiqtë tanë”.

15. “Asnjë person nuk ka të drejtë të sjellë shi mbi ëndrrat e tua.”/INC- Limit.al