Ka diplomë juridiku, por nuk ka liçencë për të ushtruar aktivitet si avokate. Megjithatë, Kim Kardashian thotë se për të punuar si avokate do të braktiste edhe karrierën e saj si yll i “reality showt”.
“Do të isha shumë e lumtur, nëse do të isha avokate me kohë të plotë” – i tha Kim Kardashian, moderatores Popi Harlou në samitin Times100.
42-vjeçarja shprehet se ka në plan të heqë dorë nga të qenit gjithë kohës në objektivin e kamerave për të nisur një karrierë në fushën e avokatisë.
Studimet i ka nisur që në vitin 2017, pas rastit të Elis Mari Xhonson e cila nuk mori amnisti nga presidenti Obama, edhe pse ishte në burg prej 1996-ës për ndihmë në lehtësimin e komunikimeve për trafikantët e drogës.
Megjithatë, ajo pret marrjen e një liçence për të ushtruar aktivitetin. Ylli i modës nuk ka kryer studime në universitet, por ajo ka kaluar provimin shtetëror të ashtuquajtur “bar” në vitin 2021, që u jep diplomë individëve që mësojnë ligjet në mënyrë autodidakte ose në kurse./Klan