E RËNDË/ Djali vret nënën në Serbi, më pas kryen vetëvrasje

SERBI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Rumas në Serbi mbrëmjen e djeshme por që ngjarja është raportuar këtë të enjte ku mësohet se një djalë ka vrarë nënën e më pas është vetëvrarë, duke shënuar një bilanc tragjik me dy viktima.

Mediat vendse raportojnë se trupat e pajetë janë gjetur nga vajza e familjes, e ciila pasi ka parë gjendjen e tmerrshme ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e krimit të tmerrshëm. Por dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kujtojmë se jo shumë javë më parë, një ngjarje po kaq e rëndë u regjistrua në Pejë të Kosovës ku djali masakroi me thikë nënën e më pas u vetëvra.

Krimet brenda familjes dhe vrasja e grave është rritur ndjeshëm në Serbi duke prekur shifra të frikshme që vetëm sa vijnë e rriten. Serbia është goditur nga statistikat në rritje të vrasjeve dhe dhuna ndaj grave nuk është zbutur. Vetëm për vitin 2023 raportohet për 14 gra të vrara në rrethana të ndryshme./Limit.al