Alergjia ndaj pluhurit të shtëpisë është zhvillimi i një reaksioni alergjik ndaj organizmave të vegjël ose ndryshe parazitëve, të cilët zakonisht janë të pranishëm në pluhurin e shtëpisë. Shenjat e alergjisë ndaj pluhurit të shtëpisë janë të ngjashme me ato të alergjisë së shkaktuar nga poleni, si teshtima dhe rrjedha e sekrecioneve nga hunda.

Shumë persona me alergji ndaj pluhurit të shtëpisë gjithashtu mund të kenë shenja astme, frymëmarrje të vështirësuar dhe të shoqëruar me fishkëllimë.

Simptomat

Simptomat të cilat shkaktohen nga reaksioni alergjik në mukozën e zgavrës së hundës përfshijnë:

  • Teshtitje
  • Rrjedhje të hundës
  • Kruarje, skuqje ose lot në sy
  • Kongjestion nazal
  • Kruarje në mukozën e hundës ose në fyt
  • Rrjedhje të sekrecioneve (nga hunda në fyt)
  • Kollë
  • Presion ose dhimbje në fytyrë
  • Enjtje në zonën e fytyrës dhe syve
  • Kruarje e shpeshtë e hundëve

Nëse alergjia ndaj pluhurit në shtëpi kontribuon në zhvillimin e astmës, mund të shfaqen edhe probleme me gjumin të shkaktuara nga vështirësitë në frymëmarrje, fishkëllimë më kraharor gjatë frymëmarrjes të cilat rëndohen nga viruset respirative, siç është ftohja ose gripi.

Shkaqet

Alergjitë shfaqen kur sistemi imunitar i përgjigjet një substance të huaj, siç është poleni, kafshët shtëpiake apo këpushat (rriqrat). Sistemi imunitar prodhon proteina të njohura si antitrupa që mbrojnë organizmin nga këta sulmues të padëshiruar që mund të shkaktojnë sëmundje ose infeksion.

Kur bëhet fjalë për prani të alergjisë, sistemi imunitar krijon antitrupa që identifikojnë alergjenin si diçka të dëmshme, edhe në rast se nuk është. Nëse ndodh kontakt i përsëritur me alergjen, në sistemin imunitar shkaktohen reaksione inflamatore në zonën e hundës ose në mushkëri. Ekspozimi i zgjatur ose i vazhdueshëm ndaj alergjenit mund të shkaktojë inflamacion kronik që çon në astmë. /zmc.mk /Limit.al