Publikohet skena ku do të mbahet festivali ‘Eurosong 2023’

Është publikuar ditën e sotme pamja e parë e skenës ku do të zhvillohet Eurovision Song Contest, i cili këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Kjo skenë është planifikuar prej muajsh dhe ka patur një punë të palodhur, por mesa duket pritjes i erdhi fundi dhe skena e Eurovizionit është kompletuar.
Këtë vit festivali i cili vitin e kaluar shpalli fitues përfaqësuesit ukrainas, do të mbahet nga 9 deri më 13 maj.

Ndërkohë, përfaqësuese e Shqipërisë do të jetë kënga ‘Duje’ interpretuar nga Albina Kelmendi dhe familja./Limit.al