Ballina Art Prej 27 vitesh ‘zëri’ i operas së Lionit, Alketa Çela zbulon çfarë...

Prej 27 vitesh ‘zëri’ i operas së Lionit, Alketa Çela zbulon çfarë i mungon më së shumti nga Shqipëria

Sopranoja lirike me famë ndërkombëtare, Alketa Çela është ambasadorja e kulturës shqiptare në Francë. Ajo prej 27 vitesh njihet si ‘zëri’ i operas së Lionit. Këtë herë, Alketa ka dhënë një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ku ka rrëfyer shumëçka nga karriera dhe jeta e saj.

E pyetur se cili është misioni i saj si artiste, sopranoja u shpreh: “Misioni im është kualiteti. Ne duhet të këndojmë me respekt dhe kualitet vokal për të gjitha teatrot, një teatër të vogël dhe një teatër të madh ndërkombëtar apo nacional që mund të jetë”.

Ndërsa lidhur me pyetjen se çfarë i mungon më së shumti nga Shqipëria, ajo tha: “Do doja të kisha sërish në jetë, babain dhe maman time, të vija dhe sa më shpesh. Të kisha sa më shpesh edhe koncerte. Drejtoria ka qenë gjithmonë e gatshme të na ftojë, por s’janë bërë pikat e duhura për t’u lidhur, për të gjetur kohën e lirë”./abcnews.al