Pyetja 1 milion $, a po i zëvendësojnë robotët punëtorët në Kosovë?

KOSOVË– Dikur as nuk mendohej diçka e tillë por sot është mëse e prekshme futja e teknologjisë robotike në bizneset në Kosovë. Shembulli më i mirë për këtë është ”Eu-Fix”, biznes që trashmë ka të ”punësuar” dhjetë robotë që kryejnë punë të ndryshme. Sipas përfasqësueve të kompanisë prej dy vitesh ata janë funsksionalë dhe kanë shtuar fitimet e kompanisë duke bërë të mundur kështu dhe punësimet e të tjerëve, a bie poshtë miti që robotët do na lënë pa punë?! Është herët për të dhënë një përgjigje konkrete.

Një robot ka zënë vendin ku deri tani punonin katër punëtorë. Për 8 orë ata që e kishin fatin të punojnë në këtë vend, thasët 25 kilogramë nuk ia janë ndarë gjithë ditën nga dora. Në kompaninë për prodhimin e llaqeve ku menaxher është Shpend Gashi, po shtohen robotët por nuk po largohen punëtorët.

Shpend GashiËshtë një punë shumë e rëndë kemi bo kërkesë e kemi blerë robotin, e kemi sjellë këtu. Tash ata punëtorë që kanë punuar më herët janë duke punu diku tjetër i kemi sistemuar kryejnë punë të tjera, roboti i merr thasët aty i palon edhe i qet këtu.

Me deklaratën e kryetarit të Odës Ekonomike se shumë biznese prodhuese në vend kanë qenë të detyruara që të blejnë pajisje të automatizuara, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, nuk po pajtohet Gashi. Ai thotë se me instalimin e këtij roboti është shtuar shitja dhe është përshpejtuar prodhimi për 40%.

Shpend Gashi: Pa robot muaji na ka kushtuar diku 2000 euro për katër punëtorë mesatarisht mesatarja, por tash me robot diku brenda një viti ose një viti e gjysmë me e kthy investimin.

Dukagjini shkruan se themeluesi i kompanisë së vetme për furnizim me robotë në Kosovë tregon se vetëm dy vitet e fundit ka instaluar 10 robotë nëpër kompani të ndryshme, periudhë e cila vetëm sa e ka shtuar fitimin dhe numrin e punëtorëve.

Valmir Hoxha: Pothuajse në të gjitha kompanitë që kemi instaluar robotë, unë kam informata të sakta nga pronarët dhe punëtorët atje që realisht pas instalimit të robotit nuk është liru asnjë punëtor nga puna, do të thotë është ri-strukturuar kompania ku është larguar pjesa e vështirë e punës. Është rrit vëllimi i punëve edhe dalja (shitja) e kompanisë ka qenë më fitimprurëse.

Po ashtu Hoxha tregon se kohëve të fundit janë shtuar kërkesat për robotë, kryesisht për punë të rënda, të cilat deri tash janë kryer nga punëtorët.

Valmir HoxhaPo ashtu edhe për punët të cilat janë monotone, për shembull zhvendosja e një elementi prej një pike në pikën tjetër. (Robotët porositen dhe shërbejnë) edhe për punë të tjera që lirojnë gazra të ndryshme, për shembull saldimi emiton gazra edhe nuk është i mirë për shëndet, edhe aty ka një zbatim shumë të mirë, që realisht i kursen njerëzit në aspektin shëndetësor.

Rritja e pagave në sektorin publik dhe privat ka qenë një nga temat kryesore të debatit në Kosovë, me qeveri që ikin e vijnë por me problemin e njëjtë.

Aktualisht në sektorin privat paga mesatare është 419 euro, ndërsa në sektorin publik rreth 300 euro më e lartë. Ndër faktorët që vazhdimisht ka ndikuar në ikjen e fuqisë punëtore është mungesa e vendeve të punës dhe pagat e ulëta. Për arsye të ndryshme sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, mbi 42 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova vetëm në vitin 2021. /Limit.al