SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbledhur këtë të martë qeverinë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili vendosi që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare. Gjatë fjalë së tij lideri serb deklaroi se ai dhe qeveria e tij kanë vendosur që të reflektojë në lidhje me situatën e krijuar.
Aleksandër Vuçiç: Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin.
Vuçiç tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu ai shtoi se Beogradi e ka ditur që Kosova e ka shumicën e mbështetjes në Këshillin e Evropës.
Aleksandër Vuçiç: Ne i jemi mirënjohës sidomos Hungarisë. Ata (hungarezët) kanë dëshmuar se janë miqtë më të mëdhenj të Serbisë. Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, që kanë votuar për të mbështetur Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti serb tha se vendimi i Këshillit të Evropës për Kosovën është mbivotuar dhe se abstenimi praktikisht nënkupton votë “pro”. Ai tha se abstenimi i Greqisë, vend i BE-së që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – ishte i pritshëm dhe komentoi abstenimin e Ukrainës.
Alekandër Vuçiç: Ka pasur zhgënjim. Serbia kurrë nuk ka qenë e përmbajtur ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
Serbia ka votuar, po ashtu, kundër Kosovës në Këshill të Evropës, edhe pse me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy vendet janë zotuar se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, gjë që Serbia e ke shkkelur me të dyja kënmbët për Vuçiç nuk e ceku gjatë fjalëimit të tij.
Seanca e Qeverisë së Serbisë, ku temë e parë e rendit të ditës ishte Kosova, u mbajt pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u zhvilluan më 23 prill. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhjet që u zhvilluan në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më pak se 4 për qind. Beogradi zyrtar e cilësoi këtë proces si “muzg të demokracisë” dhe “fitore të serbëve të pakënaqur me situatën atje”./Limit.al