Nga Jane Hirshfield
Mos i lini ata të thonë: ne nuk pamë
Ne pamë
Mos i lini ata të thonë: ne nuk dëgjuam
Ne dëgjuam
Mos i lini ata të thonë: ata nuk shijuan
Ne hëngrëm, ne u drodhëm
Mos i lini ata të thonë: nuk u tha, as u shkrua
Ne folëm
Ne ishim dëshmitarë me zëra dhe me duar
Mos i lini ata të thonë: ata nuk bënë asgjë
Ne nuk bëmë mjaftueshëm
Lërini ata të thonë, siç mund të thonë diçka
Bukuri përcëlluese
Ajo u dogj
Lerini ata të thonë se ne u ngrohëm me të
Lexuam krahë dritës së saj, u mburrëm
Dhe ajo u dogj
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti (Blogu i saj personal)
Piktura, Pa titull, 2005, Cy Twombly