Ballina Kryesore Dhjetë perime të shëndetshme që duhet të konsumoni

Dhjetë perime të shëndetshme që duhet të konsumoni

Konsumimi i perimeve është shumë i domosdoshëm për shëndetin tonë. Ato janë të mbushura plot me kalori. Dhjetë nga perimet që do listojmë më poshtë nuk duhet të mungojnë kurrë në dietën e ushqimeve tuaja :

  1.  Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe: Janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull.
  2. Karota: Mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve.
  3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët: Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, sallata gjelbër, cikorja, radhiqja, etj.
  4. Domatet: Përplot me karoten, likopen dhe vitamina C, të përshtatshme si mesvakt, në sandviçë, supa ose me pasta.
  5. Fasulja dhe bizelja: Më të pasur me proteina se perimet tjera. Qoftë kur janë të thara, konservuara, të pjekura lehtësisht, të avulluara lehtas ose kur hahen të pagatuara, përmbajnë shumë fibra, kalcium, acid folik, hekur, magnez dhe kalium. Mund të përgatiten në supa, salca, në kombinimin me spec djegës ose të hahen vetë. Përfshijnë fasulen, bishtajën, bizelen, etj.
  6. Shpargu: Fibra, kalium, vitamina A, C, K dhe B kompleks – veçanërisht B dhe acid folik. Me vetëm 4 kalori për kërcell, shpargu i zierë lehtë në avull është shujtë shumë e shëndetshme, dhe po ashtu edhe shtesë e shkëlqyeshme e cila do të ndihmojë gjatë dobësimit, inflamacionit dhe depresionit.
  7. Qepa, hudhra: Antibiotikët natyrorë që forcojnë imunitetin, zvogëlojnë inflamacionin dhe luftojnë kundër të gjithë llojeve të infeksioneve, përcjell Koha.net. Më së shumti janë të ushqyeshme kur hahen në sallata ose në formë te shtesave dhe mëlmesave të shëndetshme për shumë gjella.
  8. Patatja: E pasur me karoten, vitaminën A, B6, C , kalium, hekur dhe fibra –është e shkëlqyeshme kur piqet, ose kur piqet me lëkurë (por pa gjalpë dhe mish) ose kur përdoret në supa, të ziera ose tavë.
  9. Speci i freskët: Burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, magnezit, fibrave dhe vitaminave A, B, C dhe K. Janë shtesa të shijshme për sallata. Mund t’i zgjidhni nga e gjithë paleta me ngjyra: gjelbër, verdhë, portokalltë dhe kuqe.
  10. Kungujt: të pasur me karotën, vitaminat A dhe C, kalium, magnez, fibra, si shujtë e veçantë ose shtesë për shumë gjella. /Telegrafi.com /Limit.al