Shumë ekspertë të shëndetësisë thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës. Duke qenë se shumëkush e nis ditën duke konsumuar në mëngjes një kafe të shpejtë ose një gotë qumësht, por në fakt këto dy pije nuk duhet kurrsesi të zëvendësojnë mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës. Ndaj thuajini po kafes dhe qumështit, por këto dy produkte nuk mjaftojnë, për këtë arsye po ju këshillojmë disa ushqime që duhet t’i konsumoni për mëngjes.

“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, mund të duket si fraza tipike e çdo gjysheje, por në fakt ka vlera të shumta shëndetësore, sidomos për mirëqenien e shëndetit tonë. Madje, është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.

Disa ushqime perfekte për të konsumuar mëngjesin:

  • Tërshëra: Tërshëra është një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë. Ky produkt është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B. Tërshëra përmban gjithashtu minerale sikurse është hekuri dhe magnezi.

• Veza: Veza është e pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J. Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; element thelbësorë pasi çdo pjesë e trupit tonë kërkon proteinë; qoftë lëkura, gjaku dhe kockat. Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.

• Fara: Fara susami, chia, lule dielli, lino dhe kungulli…. lista e farave është tepër e gjatë. Shtojini këto fara në drithëra, smoothi dhe madje edhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina.

• Banane: Vlerat ushqyese të bananes i dinëtëgjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme tek bananet ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit qëpërmirëson humorin dhe redukton ankthin. Fibra e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr atë nga trakti gastrointestinal dhe penguar lëvizjen e tij drejtenëve të gjakut.

• Çaj i zi ose kafe: Ekzistojnë studime të shumta që lidhin antioksidantët dhe kafeinën që gjendettek çaji dhe kafeja pa sheqer tek përfitimetqë sjell shëndetit; duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kronike si dhe një aleate në administrimin e peshës. Si kafja ashtu edhe çaji janë pije me zero kalori. Ndaj ju këshillohet që një alternativë për mëngjes do të ishte konsumimi i 500 ml ujë, kafeje ose çaji pa sheqer.

• Avokado: Ky frutë ka një përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit dhe fibrave dietike. Ky kombinim rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë më pak të ngjarë të hani gjatë pjesës tjetër të ditës. Bukë e thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, e cila përmban vitamina dhe minerale B. Sipas studimeve, yndyrat e pangopura në avokado lidhen gjithashtu me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.

• Qumësht: Një gotë qumësht në mëngjes furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi i qumështit në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur jeni për vrap. Duhet të dini se qumështi është i përbërë rreth 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi; të cilat ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj. Nuk këshillohet t’i shtoni qumështit sheqer apo kakao. /albinfo.ch /Limit.al