Ballina Kryesore Shkencëtarët filmojnë peshkun që noton në ujërat më të thella të oqeanit

Shkencëtarët filmojnë peshkun që noton në ujërat më të thella të oqeanit

Shkencëtarët kanë filmuar një peshk duke notuar në një thellësi të jashtëzakonshme në oqean, duke e bërë, vëzhgimin më të thellë të kësaj natyre që është bërë ndonjëherë.

Ky lloj peshku është i gjinisë Pseudoliparis dhe u filmua duke notuar në 8,336 m në thellësi.

Ai u filmua nga një vëzhgim autonom i hedhur në kanalin Izu-Ogasawara, në jug të Japonisë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Perëndimore bënë një parashikim 10 vjet më parë se peshqit ka të ngjarë të gjendeshin në thellësi 8200 deri në 8400 metra. Një dekadë hetimesh në mbarë globin e kanë konfirmuar këtë.

Megjithëse një ekzemplar nuk u kap për të identifikuar plotësisht llojin e tij, disa peshq u bllokuan pak më lart në ujërat e Japonisë në një thellësi prej 8,022 m.

Gjetja e peshqve Pseudoliparis belyaevi , vendosën një rekord për peshkun më të thellë të kapur ndonjëherë thonë studiuesit.

/rtsh.al-Limit.al