Një zjarr i përmasave të mëdha ra në një objekt ende në ndërtim, në zonën e ‘Bulevardit të Ri’, në Tiranë.
Mësohet se flakët ranë pranë një pallati, në rrugën ‘Jordan Misja’.
Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën forcat zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga pamjet shihen qartë retë e zeza të tymit që mbulojnë zonën, ndërkohë që kjo ngjarje ka sjell dhe panik te banorët e zonës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Limit.al