Ballina Kryesore “Më donte për para, sa ia ndërpreva u zhduk”, Blero bën deklaratën...

“Më donte për para, sa ia ndërpreva u zhduk”, Blero bën deklaratën e fortë për Afrona Dikën

Pas tre vitesh martesë dhe një dasme përrallore, Blero dhe Afrona Dika i dhanë fund lidhjes së tyre, një vit më parë. Marrëdhënia e tyre komentohej shpesh edhe për shkak të marrëdhënies shumë të mirë që Afrona mbante me vajzën e Bleros dhe me ish gruan e tij të parë.

Fillimisht u tha se shkak i ndarjes së tyre ishte distanca, pasi Afrona jeton në Zvicër. Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku tregoi edhe se ka nisur një marrëdhënie të re e madje bashkëjeton me një biznesmen zvicerian.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se “non-stop” vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e shikon që nuk funksionon më, atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë. Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta duhet të them se ka përfunduar me sherr,” tha Afrona.

Por ditën e djeshme Blero po ashtu zbuloi anën e tij të historisë dhe duke dhënë deklaratën e fortë:“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar. Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë.”/ Limit.al