I publikuan videon ku kërcente e këndonte mbi varrin e së afërmes, reagon Megi Pojani

Një video e motrave Pojani ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ditën e sotme, pasi Megi shfaqet duke kërcyer dhe kënduar mbi varrin e një të afërmes së saj.

Njerëzit që reaguan ishin të shumtë dhe nuk munguan as fjalët e personazheve të famshëm si Noizy, Rozana Radi etj, që e kritikonin.

Por vetë Megi zgjodhi të reagojë me një postim të bërë pak minuta më parë, duke u shprehur:

Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë’ tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale.

Lexo edhe: Video/ Megi Pojani “tallet” mbi varrin e së afërmes, ndjekësit shpërthejnë në kritika