Zgjedhjet në veri ‘çmendin’ Vuçiç-in dhe Brnabiç, liderët: Proces i lirë me forca të armatosura (REAGIMET)

SERBI– Zgjedhjet në veri të Kosovës i kanë shtuar ‘’dhimbjen e kokës’’ presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç, të cilët e pasqyruan këtë dhe në reagimet e tyre këtë të dielë. Brnabiç ka zgjedhur që të reagojë përmes fotove. Ajo ka shpërndarë pamjet nga disa qendra votimi dhe shkruan me ironi, se këtë të dielë po zhvillohen zgjedhje të lira me forca të armatosura.

POSTIMI:

Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21. Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë. 

Nga ana tjetër Vuçiç ka zgjedhur të reagojë duke komentuar numrin e votuesve që sipas tij janë shumë pak. Sipas liderit serb deri në ora 13:00 në zgjedhje kanë dalë vetëm disa serbë. Vuçiç theksoi se serbët nuk duan dikë tjetër dhe t’i shërbejnë interesave të tyre, por që serbët duan t’i shërbejnë interesave të tyre dhe duan paqe me të gjithë.

Aleksandër VuçiçSot po mbahen zgjedhjet në veri të Mitrovicës. Synojnë të vendosin në pushtet ata që nuk mund të marrin një apo dy vota, që nuk jetojnë në veri. Mund t’ju them se deri më tani kanë dalë vetëm disa serbë, nuk e kam tepruar, janë disa serbë në të katër komunat.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale, të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi. Në zgjedhje nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila, sikurse Beogradi zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotimin e gjithë procesit. Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri./Limit.al