Ballina Kosova Zgjedhjet ne veri/ Voton kandidatja serbe në Zveçan, rrethohet nga policia! I...

Zgjedhjet ne veri/ Voton kandidatja serbe në Zveçan, rrethohet nga policia! I druhet një sulmi?!

KOSOVË– Kandidatja e pavarur serbe, e cila është në garë për të parën e komunës së Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar. Pantoviq ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në komunën e Zveçanit.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se ajo u shoqërua me masa të forta sigurie. Ajo rrethohej nga efektivët e policisë së Kosovës pasi i druhej një sulmi ndaj saj pas vendimit që mori për të garuar në një kohë që partitë serbe kanë bojkotuar procesin.

Pantoviç pas votimit deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani, sipas saj, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje./Limit.al