Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet. Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes.

Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.

  • Kujdesi për higjenën: Kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima. Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri. Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.
  • Çaj me mjaltë: Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet. Çaji duhet pirë disa herë në ditë. Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.
  • Gargarë me ujë me kripë: Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt. Rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.
  • Lereni duhanin: Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.
  • Kujdes me azmën: Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes. Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen. Këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse shqetësimi vazhdon gjatë. /top-channel.tv /Limit.al