Bota jonë dominohet gjithnjë e më shumë nga qytete që rriten nga dita në ditë, dhe gjithnjë e më shumë prej nesh po kuptojnë se trafiku i makinave është stresues për qytetet tona dhe planetin.
Në këtë kontekst, trenat, autobusët dhe tramvajet janë heronjtë e qytetareve që fjalë për fjalë mund të “shpëtojnë” botën nga kaosi i trafikut dhe ndotja.
Evropa dhe Azia dominojnë një listë të re të qyteteve më të mira në botë për transport publik.
Time Out, botuesi i udhërrëfyesve globalë, anketoi 20,000 njerëz në 50 qytete për të zbuluar se si ndihen ata për sistemet e tyre lokale të transportit masiv.
Dhjetë te parat nga 19 qytetet e listuara gjithsej përbëhet tërësisht nga destinacionet në Azi dhe Evropë, me Berlinin në vendin e parë.
Renditja më e lartë nga Amerika e Veriut është qyteti i Nju Jorkut i cili renditet në vendin e 15-të.
Qytetet më të mira në botë për transport publik
Berlin, Gjermani
Pragë, Republika Çeke
Tokio, Japoni
Kopenhagë, Danimarkë
Stokholm, Suedi
Singapor
Hong Kong
Taipei, Tajvan
Shanghai, Kinë
Amsterdam, Holandë
Londër, MB
Madrid, Spanjë
Edinburg, Britani e Madhe
Paris, Francë
New York City, SHBA
Montreal, Kanada
Çikago, SHBA
Pekin, Kinë
Mumbai, Indi
/rtsh.al-Limit.al