Mbyllet votimi në Veri/ Serbët i binden Beogradit për BOJKOT! Vetëvendosja shpall ‘fitoren’ (E PLOTË)

KOSOVË– Ka përfunduar procesi i votimit në kater komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Ajo që ra në sy në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e ulët në votime dhe bojkoti i qytetarëve serb që jetojnë në këto kumuna. Ata iu bindën urdhërave të presidentit Serb Aleksdandër Vuçiç dhe zyrtarëve të lartë të cilët prej ditësh bënë thirrje për bojkot të zgjedhjeve pas bojkotit që bëri Lista Serbe dhe partitë e tjera serbe.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në këto zgjedhje kanë marrë pjesë në votime vetëm 1567 mijë qytetarë nga 45 mijë me të drejtë vote ose e përkthyer në përqindje vetëm 3.47 përqind. Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniçi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.

Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind.

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind.

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind.

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind.

Ndërkohë këto zgjedhje kanë sjellë dhe një ‘’përplasje’’ në rrjetet sociale të politikanëve të të dy vendeve. ”Sherrin” në rrjetet sociale e nisi kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, e cila ironizoi procesin duke shkruajtur: Proces i lirë me forca të armatosura. 

Por kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje. Për këtë reaguan menjëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës si Mimoza Kusari Lila dhe jo vetëm. Një reagim i fortë erdhi nga Presidenca e Kosovës nëpërmjet Shefit të Kabinetit të Vjosa Osmanit. Blerim Vela iu përgjigj ”flakë për flakë”.

Blerim VelaMbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake!

Ndërkohë pak minuta më parë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç. Sipas Armend Mujës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 60 përqind të votave në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.

Sipas Mujës Vetëvendosja në Mitrovicë të Veriut ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërsa në Leposaviç mbi 70 përqind. Por sipas tij garë më e ngushtë është në Zubin Potok. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, tha se ai do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

Erden AtiçDo të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve pa dallim. Po na presin punë të mëdha përpara. U bëj apel të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar komune.

Kjo situatë e pazakonë në veri të Kosovës u shkaktua pas bojkotit të Listës Serbe dhe partive serbe. Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri./Limit.al