Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrnave apo kolesterolit në gjak. Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër por edhe ishemi apo vdekje të parakohshme.
Më poshtë do të paraqesim disa mënyra për të ulur kolesterolin
- Kufizoni yndyrnat me bazë shtazore. Ekspertët thonë se për uljen e kolesterolit duhet të shmangni yndyrnat me bazë shtazore, mishrat e përpunuar, mishin e kuq me dhjamë apo atë të shpendëve me lëkurë. Po ashtu, për uljen e kolesterolit duhen shmangur produktet e bulmetit me yndyrna të plota të cilat rrisin kolesterolin e keq.
- Sa më shumë fibra. Ushqimet e pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Përzgjidhni tërshërën, farat e bluara të linit, elbin, bishtajoret, frutat dhe perimet e nëntokës.
- Kujdes me karbohidratet. Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji por edhe ju ngopin.
- Humb në peshë. Nëse jeni mbipeshë apo obezë, angazhohuni për të rënë në peshë. Kjo e fundit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka ndikim pozitiv në shëndet.
- Kujdes me ritmin. Aktiviteti fizik duhet të jetë i një intensiteti mesatar dhe më pas duhet të avancojë në ushtrime të intensitetit të lartë në 2 herë në javë.
- Lëvizni. Çelësi i suksesit të një regjimi ushqimor apo aktiviteti fizik është qëndrueshmëria. Nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht dhe pa ndërprerje, niveli i triglicerideve do të bjerë me të paktën 24 përqind. /AgroWeb.org /Limit.al