Vuçiç paralajmëroi pushtim të veriut të Kosovës, Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’: I Çmendur

KOSOVË– Pas deklaratave të forta të bëra këtë të shtunë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar dhe Presidenca e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Shefi i Kabinetit i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela i është përgjigjur ”flakë për flakë”.

Sipas Veles deklaratat e sotme të Vuçiç se pas zgjedhjeve në veri të Kosovës ditën e nesërme do të ketë një pushtim të plotë të veriut të Kosovës tregojnë qartë se ai është i marrë.

Më tej Blerim Vela shkruan se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skriptën që po përdor.

POSTIMI:

Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealer-in ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë jashtë rritur pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve ditën e nesërme në katër komunat në veri të Kosovës të cilat janë të banuara me shumicë serbe. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do ti njohin zgjedhjet pavarësisht mospjesëmarrjes së Listes Serbe dhe partive serbe në zgjedhje.