“Unë ha pa frikë dhe për qejf”/ Dieta e Georgina Rodriguez që shkaktoi reagime të shumta në rrjet

Jeta e modeles së famshme, Georgina Rodriguez, vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, në dokumentarin e saj mjaft të suksesshëm në Netflix, ‘I am Georgina’, partnerja e Cristiano Ronaldos rrëfeu se nuk mund të jetonte pa ngrënë salçiçe chorizo apo salçiçe të tjera.

Bukuroshja brune tha se produktet iberike, shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë thelbësore në dietën e saj.
Megjithatë, në një intervistë për “Woman’s Health” ajo u shkëput plotësisht nga ajo që tha në dokumentar. “Në mëngjes ha një omëletë franceze, me një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht”.

Georgina dha gjithashtu detaje edhe për pjesën tjetër të vakteve të saj gjatë ditës: “Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Për snack ndonjëherë kam kokrra të konservuara me limon. Dhe për darkë, njësoj si për drekë”.

Por, në dokumentarin e saj Gio tha se: “Unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë, ndërkohë në pjesën tjetër të kohës ajo ndjek një dietë më të rreptë.

Kjo kontradiktë e Georgina-s ka gjeneruar disa komente kundër modeles se nuk tregon të vërtetën për zakonet e saj të të ngrënit gjatë gjithë kohës.