Tirana fiton “klasiken” ndaj Vllaznisë në Shkodër, bardheblutë gjithnjë e më pranë titullit kampion

Klasikja e futbollit shqiptar u mbyll me një rezultat klasik. Tirana arriti një triumf tepër të madh ndaj Vllaznisë në Shkodër, duke fituar me rezultatin 0-1. Për bardheblutë ky ndoshta ishte suksesi më i rëndësishëm në këtë edicion të Superligës shqiptare, duke hedhur një hap të madh drejt fitimit të titullit kampion. Në një ndeshje ku dominoi më shumë dëshira për të mos rrezikuar shumë, kryeqytetasve u mjaftoi goli i Kristal Abazajt në fundin e pjesës së parë, për të marrë 3 pikët vendimtare.

Vllaznia rrezikoi në minutën e 13-të. Një harkim i Latifit nga e majta, solli rrezik në zonën bardheblu, por Përgjoni bllokon dhe dërgon topin në këndore.

Tirana niset në një kundërsulm të shpejtë në minutën e 24-të. Florent Hasani shfaqet rrezikshëm para Zogoviç, por gjuajtja e tij ndalet nga gardiani i kuqebluve.

Në minutën e 35-të shkodranët kërkojnë një penallti, pas ndërhyrjes së Përgjonit te Çoba, por gjithçka konsiderohet e rregullt nga ana e gjyqtarit Kreshnik Cjapi dhe sistemit VAR.

Në minutën e 43-të, Kristal Abazaj bëhet edhe njëherë heroi i skuadrës së Orges Shehit. Kristali i skuadrës bardheblu shënon golin e vetëm të sfidën, pas një aksioni të shpejtë, duke gjetur të pavendosur mbrotjen e Vllaznisë.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e Sedloskit u hodh në sulm, me synim gjetjen e golit të barazimit, por pa ja dalë dot.

Në të 59-ën, një aksion i gjatë i kuqebluve me krosime nga krahët, përfundon me tentative e Ardit Hoxhajt të bllokuar nga Najdovski.

Tirana shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 67-të, me tentativën e Deliut që përfundoi jashtë katërkëndëshit të Zogoviç.

Bekim Balaj nuk shënjestroi dot portën e Visaj Bekajt, ku tentativa e tij me kokë, në minutën e 78-të përfundoi pranë shtyllës pingule.

Sfida mbyllet me kryeqytetasit në sulm. Berisha në të 90-ën shpërdoron një rast, duke e çuar topin mbi traun e portës.

Klasikja përfundon me fitoren e Tiranës, që tashmë janë gjithnjë e më pranë titullit kampion./Limit.al