Një targë është shitur për 15 milionë dollarë në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët Emirates Auction thonë se është një çmim rekord botëror.
Thjesht duke shënuar “P7”, kjo targë theu rekordin e mëparshëm që i përkiste Saeed Abdul Ghaffar Khouri i cili bleu një targë për 14.2 milionë dollarë në shkurt 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.
Të ardhurat nga shitja do t’i jepen “One Billion Meals” një fushatë e drejtuar nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet e cënueshme në mbarë botën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shtoi shtëpia e ankandeve .
Targat të tjera u shitën gjithashtu për 800,000 dollarë dhe 38,000 dollarë në ankandin e mbajtur në Hotelin Four Seasons Jumeirah citon CNN. /CNN-Limit.al