Peshku lakuriq nate me buzë të kuqe është i vetmi peshk në botë që ecën me të katër pendët. Ato pendë janë të përcaktuara pikërisht për të bërë të mundur ecjen. Ai ka, gjithashtu, një hundë me pamje të çuditshme dhe buzë të kuqe e të mëdha. Këto bëjnë që pamja e jashtme e peshkut të duket e veçantë. Ato që i mundësojnë peshkut lakuriq nate të ecë në fund të detit si një qenie njerëzore janë pendët e tij të kraharorit dhe të legenit. Duke përdorur këto pendë, ky lloj peshku mund të qëndrojë shumë lehtë në fund të detit dhe të zhvendoset mbi majat e pendëve.

Përveç kësaj aftësie, peshku lakuriq nate ka një tipar tjetër interesant. Ai ka disa shtojca poshtë hundës, të cilat i përdor si një vijë peshkuese për të mashtruar peshq të tjerë. Këto lloje peshqish janë mishngrënës. Duke përdorur këtë linjë peshkuese, ata gjuajnë peshq të tjerë, gaforre, larva dhe midhje. /wordpress.com /Limit.al