Nora Malaj rrëfen betejën me tumorin: “Më binin flokët, por estetistja mundohej të më tregonte se edhe kështu isha e bukur”

Ish– zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj ka rrëfyer ditën e sotme detaje nga jeta e saj që nuk i kishim ditur më parë.

Mes lotësh ajo tregoi për luftën me tumorin. E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Nora rrëfeu se simptomat ishin njëlloj si të një njeriu që vuan nga problemet me stomakun.
“Bëra një eko, doktori u alarmua shumë, dhe nisi të më thoshte se nuk më shihte mirë, ndaj më dha disa kura të tjera. Ndërkohë unë nisa të shihja një anë tjetër. Mu duk sikur mbi mua, po bëheshin pazare. Pra, mjekët diskutonin me njëri tjetrin: operacionin do ta bëjë ky, dhe duhen kaq lekë. Ne do lidhemi me filanin, sepse ai është i mirë…” tregoi Nora.

Ajo tha se është munduar ta përballojē sëmundjen me dinjitet duke u kujdesur për të mbajtur lart moralin dhe shpresën për të mposhtur sëmundjen e rëndë.

“Asnjëherë mos mëshironi asnjë sepse jeta është sfidë është e bukur dhe fundi duhet të jetë me dinjitet.

Jeta është e bukur edhe kur të bien flokët, kur unë shkoja tek estetistja dhe më thoshte ‘shiko sa bukur të kam bërë’, këtu gjej rastin të falenderoj dhe vajzat që kujdese për mua.”- tha Nora Malaj në studio./ Limit.al