Ballina Kryesore Tiramisu me çokollatë dhe pa vezë

Tiramisu me çokollatë dhe pa vezë

Përbërësit: 500 gr maskarpone, 150 gr krem lajthie (çokokrem), 200 gr pana, 300 gr biskota savoiardi, 350 gr kafe ekspres ose moka, 50 gr ujë të ftohtë

Përgatitja: Fillojeni këtë recetë duke përgatitur fillimisht kafen. Pasi të jetë gati, përziejeni me ujë të ftohtë dhe lëreni mënjanë. Tani përzieni në një enë maskarponen me çokokremin. Këtë masë përpunojeni me një rrahëse dore elektrike derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri-tjetrin, dhe kremi të bëhet sa më i butë. Më pas shtoni panën dhe përpunojeni sërisht masën me rrahësen elektrike. Kaloni një pjesë të sasisë së kremit që përgatitët në një tavë me madhësi rreth 21cm x 21 cm. Vazhdoni duke zhytur në kafe biskotat dhe duke i shtruar me rradhë në tavë. Mbuloni biskotat me krem dhe vendosni edhe një shtresë tjetër me biskota të zhytura në kafe dhe të mbuluara me krem. Përfundoni duke e lëmuar sipërfaqen me një spatul dhe duke e zbukuruar tiramisunë me çokokrem duke përdorur në kon pastiçerie. Lëreni të pushojë në frigorifer për një orë dhe më pas mund ta konsumoni. /agroweb.org /Limit.al