Europa League, Sevilla shkatërron United, Juve kalon Sporting, Roma kualifikohet mes “drithërimash”

Manchester United eleminohet në mënyrë të turpshme nga çerek-finalet e Europa League, pasi u mposhtën në ndeshjen e kthimit në Spanjë, ndaj Sevillas.
Andaluzianët treguan edhe njëherë që janë ekspertët e këtij kompeticioni, duke mposhtur ‘Djajtë e kuq’ me rezultatin 3-0. Në një atmosfertë fantastike në ‘Ramos Sanchez Pizjuan’, vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 8-të me En Nesyri. Bade dyshoi shifrat në minutën e 47-të.
En Nesyri realizoi sërish në minutën e 81-të, duke përfituar nga gafa e pabesueshme e portierit De Gea. Sevilla pret kështu biletën për në gjysmë-finale, ku në këtë fazë i pret Juventus.
SEVILLA-MANCHESTER UNITED (VIDEO)

Bardhezinjtë kaluan pengesën Sporting. Torinezët rezistuan në Lisbonë, duke marrë një barazim 1-1 dhe falë fitores në takimin e parë 1-0, vazhdojnë rrugën për më tej.
Rabiot hapi takimin me golin e realizuar që në minutën e 9-të. Edwards vendosi baraspeshën me një 11-metërsh, në minutën e 20-të. Edhe pse portugezët tentuan të realizonin golin e dytë, nuk ja dolën dot duke u eleminuar nga turneu.

Roma u kualifikua mes drithërimash ndaj Feyenoord-it. Italianët mposhtën holandezët me shifrat 4-1. U deshën 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll 2-1. Spinazzola zhbllokoi sfidën në të 60-ën, ndërsa Igor Paixao vendosi përkohësisht baraspeshën, në minutën e 80-të.
Dybala çoi takimin në shtesë, me golin e realizuar në të 89-ën. El Shaarawy dhe Pellegrini vulosën kualifikimin për skuadrën e Jose Mourinhos.

Kalon me tej me goleade edhe Bayer Leverkusen, që në fushën e Union SG në Belgjikë, fitoi me poker 4-1, me golat e shënuar nga Diaby, Baker, Frimpong dhe Holzer./Limit.al