Përsëritet historia, derbi në gjysmëfinale të Champions League, Inter kalon Benfican

Historia përsëritet sërish. Në gjysmë-finale të Champions League do të kemi derbin e Milanos, Milan-Inter.

Zikaltërit barazuan 3-3 me Benficën, në ndeshjen e kthimit çerek-finale. Inter kalon më tej, falë triumfit të një jave më parë në Lisbonë, me rezultatin 0-2.

Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje emocionuese, që dhuroi tepër spektakël. Barella hapi festivalin e golave në minutën e 14-të. Aursnes vendosi baraspeshën në minutën e 38-të.

Inter gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Fillimisht Lautaro Martinez në të 65-ën dhe Correa në të 78-ën, çuan Interin në epërsinë 3-1.

Benfica surprizoi në fund me dy gola të shpejtë të shënuar nga Silva në minutën e 86-të dhe Musa në të 95-ën, por duke vlejtur vetëm sa për statistikë.

Gjithçka mbyllet 3-3 dhe skuadra e Inzaghit rikthehet në top 4-shen më të mirë të Europës, pas 13 vitesh mungesë./Limit.al

INTER-BENFICA (VIDEO)