Festivali i Filmit në Kanë 2023 ka thyer një rekord me numrin e regjisoreve femra që do të konkurrojnë për çmimin kryesor.
Edhe pse ky është një rekord i lartë, shfaqjet e çmimeve, përfshirë Festivalin e Filmit në Kanë, nuk kanë historikun më të mirë kur bëhet fjalë për përfaqësimin e femrave.
Çmimet e Akademisë së këtij viti nuk kishin asnjë kandidaturë për regjisore femra, edhe pse femrat dhanë disa nga filmat më të fuqishëm këtë vit.
Këto janë 6 regjisorët femra që konkurrojnë për “Palme d’Or”:
- Alice Rohrëacher me “La Chimera”
- Jessica Hausner me “Club Zero”
- Kaouther Ben Hania me “Four Daughters”
- Catherine Breillat me “Last Summer”
- Justine Triet me “Anatomy of a Fall”
- Ramata-Toulaye Sy me “Banel & Adama”
Limit.al