E lamë …
E lamë kohën të ikte…
nuk mundej ndryshe…
Ikëm dhe ne më të…
Herë zgjuar e herë në ëndërr…
qemë
Oborri shkollës së vjetër
nuk është më….
Atje ka një godinë një mur
ka dhe harresë…
Pema e puthjes së parë
nuk është…
e shkulën…
bashkë me rrënjët
E lamë kohën të ikte…
mbajtëm pa humbur vetëm
dritën e syve…
Atë nuk na e vjedhin dot
se duhet të na shkulin
shpirtin….
(Përparim Kabo- pkabo), 30 qershor 2017