Armando Broja fiton besimin e presidentit, i shpëton shkurtimeve te Chelsea

Situata në klubin e Chelsea-t nuk është aspak e qetë. Pas qindra milionë eurove të investuara në merkato dhe afrimeve të shumta të lojtarëve, skuadra ka pasur një ecuri tejet negative, duke u eleminuar nga çdo kompeticion ku kanë marrë pjesë, ndërsa në Premier League renditen në vendin e 11-të, me vetëm 39 pikë të grumbulluara në 31 javë kampionat.

Drejtuesit e klubit londinez nuk janë aspak të kënaqur nga kjo situatë dhe tashmë tek ‘Blutë e Londrës’ pritet të nisë ‘operacioni fshesa’. Shumë prej lojtarëve të cilët nuk kanë dhënë pritshmëritë dhe rendimentin e duhur, priten të largohen nga skuadra, që në këtë merkato vere.

Por nga ky ‘operacion’ nuk do të preket Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është një ndër lojtarët, që bën pjesë në projektin e klubit për të ardhmen.

Media britanike ‘Daily Mail’ shkruan se pavarësisht dëmtimit të pësuar në dhjetor, presidenti i Chelsea-t Todd Boehly kërkon t’a mbajë edhe minimalisht një sezon bomberin kuqezi.

DAILY MAIL PËR ARMANDO BROJËN

Numri 1 i klubit që shpenzoi rreth 5 miliardë euro për t’a blerë ekipin londinez dhe rreth 600 milionë të tjera gjatë vitit të fundit të merkatos, do të bëjë shkurtime të mëdha e madje edhe lojtarë të transferuar vitin e fundit, por Broja do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit, pavarësisht faktit se gjatë sezonit të fundit është kushtëzuar nga dëmtimet./Limit.al