Ballina Kryesore Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me dasmë, në...

Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me dasmë, në vendin përrallor

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Të paktën kështu shkruan “Kryefjala” e Olti Currit, i cili është një ndër të parët që merr vesh edhe “thashethemet” mes VIP-ave. Sipas këtij portali, Arbana dhe Edi do të bëjnë dasmë në “Lago di Como” të Italisë, pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.

Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i takon muzikës, sipas Kryefjala.com ajo i është besuar Anxhela Peristerit, Brunos dhe Klajdit e i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.

Nuk duhet ende kush do të stilojë fustanin e saj të bardhë, ndërsa sa për grimin flitet se moderatorja do t`ia lërë në dorë Arbër Bytycit.Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, një djalë dhe një vajze: Diellit dhe Zoit. Moderatorja ka dhe një djalë tjetër, Jonin, nga martesa e saj e parë.

Lidhja e Arbanës me financierin Ardit Kero zgjati rreth 16 vite. Edhe pse ka qenë e martuar me të prej mëse një dekade, moderatorja e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes. Foton e parë me ish-bashkëshortin, Arbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Arbanës, edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.

Por pasi u bënë prindër për herë të parë në 2015, marrëdhënia mes tyre nisi duke u ftohur, megjithëse moderatorja nuk tregoi në asnjë moment se ishte ndarë apo arsyen pse. Në 2018 ajo filloi të shihej shumë shpesh nën shoqërinë e Eduart Grishajt (ish i fejuari i Rudina Dembacajt), dhe vetëm pak kohë më vonë ata konfirmuan se ishin në një lidhje. Edhe pse Arbana kishte thënë se fustanin e bardhë nuk do ta vishte kurrë, me sa duket dashuria e ka bërë të besojë sërish në martesë./Limit.al

/Limit.al