Rrugëtimi i aktorit të humorit Vis Pupa në Big Brother Vip ka përfunduar mbrëmjen e djeshme, pasi Visi ishte banori më pak i mbështetur për të qendruar.
Pas daljes së tij nga shtëpia aktori u shpreh se ndihet mirë që ka dalë, pasi nuk mund të vazhdonte të qëndronte më tepër në shtëpi. Ndërsa, sa i përket lojës aty brenda nga banorët e tjërë Visi u shpreh se gjithçka është një aktrim dhe se situta sa vinte dhe bëhej më mbytëse.
“Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd. Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt”, u shpreh Visi.
Gjithashtu banorëve iu dha mundësia që të çonin dy emra për në votim për finale dhe ata zgjodhën pikërisht, Dean dhe Luizin./Limit.al