Tronditet Shëngjini, vritet Ardian Nikulaj, kandidat për Këshill Bashkiak në 14 Maj dhe ish-kandidat për deputet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shëngjinin, mesditën e kësaj të mërkure. Në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri biznesmeni i njohur në zonë, Ardian Nikulaj.

50-vjeçari është vrarë në ambjentet e një lokali, që ai e kishte në pronësinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, pranë Portit të Shëngjinit, ndërkohë që shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ardian Nikulaj garonte në zgjedhjet e 14 Majit për këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, nën siglën e Partisë Socialdemokrate, ndërsa më herët Nikulaj ka qenë kandidat për deputet i qarkut të Lezhës, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, po me siglën e të njëjtës parti (PSD).

Ndërkohë që edhe Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./Limit.al