Guy Ritchie paditet për plagjiaturën e filmit “The Gentlemen”

Emri i njohur për kinematografinë, Guy Ritchie thuhet se është duke u përballur me një padi për filmin “The Gentlemen”. “Përballja” është me skenaristin Mickey De Hara, i cili ka pretendime se regjisori britanik ka kopjuar skena nga një skenar i dërguar prej tij.

Filmi i vitit 2020 ka të bëjë me një  tregtar droge, rolin e të cilit e luan Mattheë McConaughey, i cili përpiqet të shesë perandorinë e tij.

Akuza për Guy Ritchie

Në një padi të ngritur në Gjykatën e Lartë të Londrës muajin e kaluar, sipas Variety, De Hara pretendon se Guy Ritchie e ngarkoi atë të shkruante një vazhdim të filmit RockNRolla të vitit 2008 bazuar në “përvojat e tij personale të jetës” pasi dikur ishte dënuar për posedim kokaine dhe kanabis “me qëllim furnizimi” për të cilin u përball me burg.

Di Hara thuhet se pretendon se në vitin 2018, pasi i dërgoi Ritchie skenarin e tij për një protagonist që drejton një biznes marijuanë, Ritchie i tha atij se projekti nuk do të ndodhte.

Filmi The Gentlemen u publikua dy vjet më vonë dhe De Hara pretendon se është një riprodhim i skenarit të tij. Sipas padisë, filmi kopjoi personazhet e De Hara-s dhe “aspektet unike të komplotit” të skenarit të tij. Shikoni pamjet nga filmi:

Skenaristi pretendon se pas publikimit të filmit, ai i dërgoi një mesazh Richie duke thënë se sa të ngjashëm ishin të dy projektet dhe regjisori u përgjigj: “Mickey, unë dhe njerëzit e mi jemi përpjekur të kemi kontakt me ty prej disa vitesh. Nuk pati asnjë përgjigje. Jam i lumtur që do të ulemi dhe do të diskutojmë”.

De Hara mohon që Ritchie u përpoq të kontaktonte me të për këtë çështje përpara publikimit të filmit. Guy Ritchie thuhet se refuzoi kërkesën e skenaristit për të përfshirë emrin e tij në titullin e filmit, por sugjeroi që ai të vlerësohej si skenarist në një projekt tjetër, në të cilin ai nuk ishte i përfshirë./Limit.al