Ballina Kulinari Sallatë me djathë- Një sallatë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u...

Sallatë me djathë- Një sallatë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur

Përbërësit për 4 persona: 100 gr djathë Groviera, 100 gr djathë Provolone, 100 gr djathë Kaçkavall, 100 gr djathë Asiago, 100 gr radicchio e kuqe, 80 gr selino, 50 gr rrepa të kuqe, 10 gr qepë të njoma

Përbërësit për salcën: 80 gr majonezë, 125 gr kos natyral, kripë ose 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 25 ml uthull balsamike, kripë

Përgatitja: Hiquni djathërave koren e jashtme dhe pritini në formë shkopinjsh të hollë. Pastroni dhe lani selinon, radicchio-n, rrepat dhe pritini dhe këto në feta të holla. Lani dhe prisni në feta të holla qepën e njomë. Përziejini të gjitha bashkë në një tas sallate dhe lezetojni me salcë majoneze dhe kos të rregulluar me pak kripë, ose me salcë me bazë vaj ulliri, kripë dhe uthull balsamike.  /Limit.al