– S’mbahet shpirti me falimnders.

-Me pasë bishtin ta presin, mos me pasë ta ngjesin.

– Leku i huj, peshon rëndë në xhep.

– Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.

– Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.

– Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

– Mos i bjer të mirës me shkelm.

– I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.

-Atij që nuk e do, i thuaj’: “Të hyftë vetja në qejf”.

-Besa e burrit, pesha e gurit./Përmbledhur nga Limit.al