PE i dha ‘OK’ liberalizimit të vizave/ Osmani dhe Kurti: Fitore për demokracinë! Një hap më afër BE-së

KOSOVË– Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës kanë reaguar pas vensimit të Parlamentit Europian, i cili i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën. Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon eurodeputetët që miratuan vendimin, e cila sipas tij, nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

POSTIMI:

Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre.

Dhe presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vensinit të PE-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale Osmani shprehet vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave është fitore jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Presidentja shkruan se që nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës më në fund do të ndihen të barabartë me popujt e tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

POSTIMI:

Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme. Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha.