Ballina Kosova Ndodh ‘ÇUDIA’ në Kosovë/ Zyrtarët e ministrisë së Brendshme përdorin parkingun e...

Ndodh ‘ÇUDIA’ në Kosovë/ Zyrtarët e ministrisë së Brendshme përdorin parkingun e punës për makina me qira

KOSOVË– Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka pezulluar këtë martë kga detyra gjashtë zyrtarë të dikasterit që dejton. Shkak për këtë vendim është bërë dyshimi se këta zyrtarë shfrytëzonin parkingun e ministrisë për makina me qira.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Sveçla shkruan se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiçi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.

POSTIMI:

Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra. Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë.