Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e së hënës në kryeqytet, në rrugën ‘4 Dëshmorët’, në afërsi të gjimnazit ‘Partizani’. Konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve, ka degraduar në përdorimin e thikave, e për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.
Dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj pas një konflikti me 20-vjeçarin Stiven Toshkësi, e kanë goditur këtë të fundit me mjetin prerës.
Si pasojë e plagëve të marra, Stiven Toshkësi nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Deri më tani, Policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga autorët, shtetasin Ensi Maze, ndërkohë që vijon puna nga ana e uniformave blu, për kapjen e Axel Hoxhajt.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion shtesë
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M./Limit.al